Friday, October 2, 2026
spot_img
HomeLajmeRama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën...

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë për përdorim të mekanizmave institucionalë për pengimin e projekteve të Komunës së Prishtinës.

Rama ka përmendur rastin e dhënies në shfrytëzim të pronës komunale për Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, duke thënë se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kishte kërkuar anulimin e vendimit të Kuvendit të Kryeqytetit.

Sipas tij, vendimi ishte miratuar më 24 nëntor 2022, ndërsa më 3 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte refuzuar kërkesëpadinë e ministrisë si të pabazuar.

Ai ka përmendur edhe projektin “Sunny Hill”, për të cilin ka thënë se ishte kundërshtuar më herët, ndërsa tani, sipas tij, të njëjtit persona po e kundërshtojnë edhe projektin e Tulltores.

“Më pas, njëjtë kundërshtuan dhënien e tokës për Sunny Hill. Sot, po të njëjtit mburren me suksesin që e kundërshtonin. Tash, njëjtë po e kundërshtojnë Tulltoren”, ka shkruar Rama.

Rama ka deklaruar se procedurat për Tulltoren janë zhvilluar në përputhje me ligjin dhe ka shprehur bindjen se ligjshmëria e vendimit do të dëshmohet.

“Ju vazhdoni me bllokada. Ne vazhdojmë me punë”, ka shkruar Rama.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT