Presidenti amerikan, Donald Trump, ka komentuar rastin e pazakontë të Christa Pike, e cila i mbijetoi përpjekjes për ekzekutimin e saj me injeksion vdekjeprurës në Tennessee.
“Pati një ekzekutim, por ilaçi nuk funksionoi siç duhej”, ka deklaruar Trump, duke e cilësuar rastin si një “situatë interesante”.
Pike, e dënuar me vdekje për vrasjen e një 19-vjeçareje, ndodhet në gjendje kritike në spital, sipas raportimeve të mediave amerikane që citojnë avokatët e saj.
Ekzekutimi u ndërpre pasi autoritetet hasën probleme gjatë administrimit të injeksionit. Sipas raportimeve, Pike mori dy doza të pentobarbitalit, por nuk vdiq.
Pas incidentit, autoritetet në Tennessee kanë pezulluar ekzekutimet e tjera dhe kanë nisur një rishikim të procedurave për të përcaktuar se çfarë shkoi keq.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


