Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeRama publikon pamjet e automjeteve të para ushtarake “Made in Albania”, nis...

Rama publikon pamjet e automjeteve të para ushtarake “Made in Albania”, nis prodhimi sipas standardeve të NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga prodhimi i parë i automjeteve ushtarake “Made in Albania”, të ndërtuara sipas standardeve të NATO-s.

Rama e ka cilësuar këtë si një moment krenarie për industrinë shqiptare të mbrojtjes, duke theksuar se kompania TIMAK Defence do të jetë në gjendje të përmbushë nevojat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë brenda 30 muajve.

Sipas kryeministrit shqiptar, kompania ka siguruar gjithashtu marrëveshje me 30 vende për eksportin e automjeteve ushtarake, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes dhe rritjen e pranisë së Shqipërisë në tregun ndërkombëtar.

“Mirëmëmgjes dhe me krenarinë e prodhimit të parë MADE IN ALBANIA të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania TIMAK DEFENCE, e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre, ju uroj fundjavë të qetë”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT