Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Vlorë për të zhvilluar një takim me banorët e Zvërnecit, lidhur me projektin turistik ku pritet të investohen miliarda euro.
Menjëherë pas pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Rama është nisur drejt Vlorës me helikopter.
Projekti në fjalë ka ngjallur debat dhe polemika të shumta në opinionin publik dhe politik.
Në Tivat, gjatë një deklarimi për mediat ndërkombëtare, Rama ka thënë se protestat kundër këtij projekti po nxiten nga regjimi iranian, përmes luftës hibride dhe narrativave në rrjetet sociale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


