Monday, August 31, 2026
spot_img
HomeLajme“Ishulli Kharg hidhet në erë”, videoja e Trumpit me AI rrit tensionet...

“Ishulli Kharg hidhet në erë”, videoja e Trumpit me AI rrit tensionet me Iranin

Tensionet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish, pas rreth një muaji qetësie relative.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rikthyer vëmendjen te ishulli Kharg, i cili konsiderohet pika kryesore e eksporteve të naftës iraniane.

Trump publikoi në platformën Truth Social një video të krijuar me inteligjencë artificiale, në të cilën ishulli paraqitet duke u bombarduar.

“Ishulli Kharg hidhet në erë”, shkroi presidenti amerikan krahas videos.

Sipas palës amerikane, pjesëtarë të Gardës Revolucionare iraniane ishin zbuluar duke u përgatitur për lëshimin e raketave të pajisura me mina detare në drejtim të Ngushticës së Hormuzit.

Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se sulmet amerikane kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur, por nuk publikoi të dhëna për numrin e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT