Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeQyteti në bërllok, “Pastrimi” në grevë – Punëtorët protestojnë para Komunës së...

Qyteti në bërllok, “Pastrimi” në grevë – Punëtorët protestojnë para Komunës së Prishtinës

Greva e punëtorëve të Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” ka nisur para objektit të Komunës së Prishtinës, si shenjë pakënaqësie ndaj gjendjes së rënduar financiare të ndërmarrjes.

Sipas njoftimit të Shoqatës Sindikale të “Pastrimit”, arsyeja e organizimit të grevës është situata kritike financiare në të cilën është futur kompania, për shkak të, siç pretendohet, mospërmbushjes së detyrimeve financiare nga ana e Komunës së Prishtinës.

“Formati i tubimit: Pjesëmarrës: rreth 300 punëtorë dhe të punësuar të KRM ‘Pastrimi’; Vendndodhja: përreth objektit të Komunës së Prishtinës, me qëndrim të vazhdueshëm; Do të përdoren rreth 20 kamionë, të cilët do të parkohen në mënyrë të rregullt dhe pa bllokuar rrugët emergjente; Greva do të jetë paqësore, pa ndërhyrje në veprimtarinë e organeve publike, dhe në koordinim me autoritetet policore”, thuhej në njoftim.

Ndërkohë, prej disa ditësh mbeturinat nuk po grumbullohen në kryeqytet, për shkak të ndërprerjes së shërbimit nga ana e ndërmarrjes “Pastrimi”, e cila pretendon se Komuna i ka borxh 2.7 milionë euro.

Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës ka mohuar këto pretendime, duke e akuzuar kompaninë për sabotazh. Në këtë përplasje, qyteti është përballur me grumbullim të madh të mbeturinave dhe shqetësime serioze për shëndetin publik, ndërkohë që Prokuroria ka nisur mbledhjen e informatave për të shqyrtuar rrethanat e krijuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT