Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeQytetari gjobitet me 200 euro në Prishtinë, u kap duke hedhur mbeturina...

Qytetari gjobitet me 200 euro në Prishtinë, u kap duke hedhur mbeturina në hapësirë publike

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka shqiptuar gjobë prej 200 euro ndaj një personi i cili është kapur duke hedhur mbeturina në hapësirë publike.

Sipas njoftimit, rasti është evidentuar gjatë kontrolleve në terren, ku personi është ndaluar për shkak të ndotjes së ambientit dhe më pas është gjobitur në vlerën prej 200 euro.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ndotja e qytetit nuk është vetëm papërgjegjësi qytetare, por edhe shkelje që ndëshkohet me masa konkrete.

Po ashtu, është theksuar se kryeqyteti do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe zbatim të masave ndaj të gjithë atyre që dëmtojnë hapësirat publike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT