Qytetarët e Drenasit po përballen me mungesë të ujit.
Lexuesit e Klankosova.tv. kanë njoftuar se kjo gjendje është tash e tre ditë.
Ata po ashtu kanë dërguar edhe pamje në redaksi.
Klankosova.tv ka pyetur në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit rreth arsyes së mungesës së ujit.
Zëdhënësja Arjeta Mjeku, u deklarua rreth këtij problemit.
“Drenasi furnizohet me ujë zakonisht nga ora 05:30 deri rreth 11:00–12:00 dhe nga ora 16:00 deri rreth 23:00–24:00. Për shkak të presionit jo të mjaftueshëm në disa zona, katet e 4-ta dhe më lart mund të kenë mungesë uji në disa ditë, edhe gjatë orarit të furnizimit”, tha Mjeku për Klankosova.tv.


