Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeLajme“Opozita” kërkon seancën sonte, VV e quan “shfaqje teatrale”

“Opozita” kërkon seancën sonte, VV e quan “shfaqje teatrale”

Partia Demokratike Kosovës, Lidhja Demokratike dhe Aleanca, janë mbledhur sonte në ndërtesën e Kuvendit duke kërkuar që vazhdimi i seancës konstituive të thirret për sonte, para skadimit të afatit kushtetues.

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, tha se do të kërkojnë të mbledhin nënshkrimet e partive opozitare për të thirrur një seancë sonte nga ora 22:30.

E këto zhvillime, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i quajti “shfaqje teatrale”.

“Kosova nuk ka nevojë për shfaqje teatrale dhe spektakël të mesnatës, por për marrëveshje për presidentin. Vendi po përballet me pamundësinë e zgjedhjes së presidentit për shkak të refuzimit të opozitës për bashkëpunim”, tha Rrustemi për Kosovapress.

Ai kërkoi që partitë politike të ulen për të gjetur një zgjidhje, duke theksuar se vetëm një marrëveshje për presidentin mund ta tejkalojë krizën.

“Sot, nesër e sa më parë partitë politike duhet të dakordohen për president konsensual jashtëpartiak. Vetëm dakordimi për presidentin e tejkalon krizën dhe mundëson stabilitet. Ne i ftojmë edhe tani të tri partitë politike shqiptare që të ulemi e të dakordohemi për presidentin”, tha Rrustemi.

Kuvendi i Kosovës ka dërguar ftesë te deputetët për seancë nesër në orën 11:00. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT