Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeQKUK-ja, tash e 6 muaj pa barin për fëmijët që kanë çrregullime...

QKUK-ja, tash e 6 muaj pa barin për fëmijët që kanë çrregullime me hormonin e rritjes (VIDEO)

Prej më shumë se 6 muajsh, barnatorja qendrore në QKUK nuk e ka as edhe një dozë të vetme të Somatropinës.

Mungesa e këtij bari esencial për fëmijët që kanë çrregullime me hormonin e rritjes, sipas kryespitalit kosovar, është se operatori ekonomik e ka shkëputur kontratën e furnizimit ngase nuk ka arritur ta sigurojë këtë ilaç, raporton Klan Kosova.

Siç thonë nga ky shërbim, të gjitha tentativat për ta siguruar këtë produkt kanë dështuar deri më tani.

Janë 100 fëmijë të diagnostikuar me këtë çrregullim hormonal të cilët trajtohen në repartin e endokrinologjisë në pediatri.

Detajet e kësaj kronike i gjeni më poshtë:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT