Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi ka deklaruar se kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka sjellë një qasje të re dhe një listë më serioze të kandidatëve për deputetë.
Në emisionin “Info Magazine”, Agolli tha se kjo lëvizje e AAK-së është pragmatike dhe logjike, duke vlerësuar se lideri aktual i partisë, Ramush Haradinaj, e ka kuptuar se gjeneratat e reja nuk identifikohen më me politikat dhe narrativat e vjetra.
“Është jashtëzakonisht lëvizje pragmatike, por edhe e logjikshme, sepse z. Haradinaj e ka kuptuar që ka ardhur një moment kur gjeneratat e reja nuk interesohen shumë për të kaluarën dhe politikat që ai i ka promovuar dikur. Gjeneratat e TikTok-ut nuk e kuptojnë botëkuptimin e politikanëve të vjetër”, deklaroi Arifi.
Ai tha njëherësh se Gjini paraqet një profil tjetër politik, më modern dhe më elokuent.
“Ardian Gjini është politikan i ri, me energji krejt tjetër, më elokuent dhe që mund të ofrojë kuadro. Lista e AAK-së kësaj radhe, deri te numri 10-15, është shumë e kujdesshme dhe ka sjellë emra më seriozë se herëve të tjera”, tha Gjini./Klankosova.tv


