Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeMoti i keq përfshin Shqipërinë, ndërpritet qarkullimi në disa zona të Elbasanit

Moti i keq përfshin Shqipërinë, ndërpritet qarkullimi në disa zona të Elbasanit

Reshjet e shiut kanë përfshirë mesditën e sotme disa zona të qarkut të Elbasanit, duke sjellë mot të paqëndrueshëm me intensitet të ulët dhe erë të fortë, ndërsa në disa vende janë regjistruar edhe rrebeshe shiu.

Si pasojë e kushteve atmosferike, është ndërprerë qarkullimi në zonën që përfshin nëntë fshatra të Peqinit, si dhe në disa pjesë të Rrogozhinës.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se ekipet përkatëse janë në terren dhe po punojnë për hapjen e një kalimi të përkohshëm pranë një ure të dëmtuar, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të lëvizjes së banorëve dhe automjeteve.

Ndërkohë, u bëhet thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT