Friday, June 26, 2026
spot_img
HomeLajme “Qielli i Shqiponjave 2026” përfundon me sukses për kadetët e FSK-së

 “Qielli i Shqiponjave 2026” përfundon me sukses për kadetët e FSK-së

Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së kosovës  ka përmbyllur me sukses vlerësimin praktik për vitin akademik 2025/2026, “Qielli i Shqiponjave 2026”.

FSK njofton se gjatë nëntë ditëve të angazhimit intensiv në rajonin e Gjakovës, kadetët zhvilluan operacione luftarake në nivel togu dhe kompanie, duke zbatuar në terren njohuritë teorike dhe praktike të fituara gjatë vitit akademik.

“Vlerësimi përfshiu planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve luftarake, drilleve të betejës, koordinimin ndërmjet njësive dhe vendimmarrjen në kushte dinamike, duke forcuar aftësitë udhëheqëse, disiplinën dhe frymën ekipore të kadetëve”, njofton FSK, transmeton Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT