Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajmeQeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët që gjenden në Lindjen e...

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët që gjenden në Lindjen e Mesme

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime me karakter financiar dhe zhvillimor.

Në mesin e vendimeve të miratuara është kërkesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarjen e 500,000 eurove, për mbështetjen e qytetarëve të Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 500,000€, për mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT