Mentor Gjergjaj është zgjedhur kryetar i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), me mandat njëvjeçar.
Sipas njoftimit pas përfundimit të procesit të votimit, në zgjedhje kanë marrë pjesë 28 nga gjithsej 49 media anëtare të KMShK-së.
Të gjitha 28 mediat pjesëmarrëse kanë votuar pro zgjedhjes së Gjergjajt, ndërsa nuk është regjistruar asnjë votë kundër.
Mediat e tjera anëtare nuk kanë marrë pjesë në votim.
Pas numërimit dhe verifikimit të votave, KMShK ka konstatuar se Gjergjaj është zgjedhur kryetar për një mandat njëvjeçar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


