Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeQeriqi: Kjo qeveri ka bërë më së paku për kategoritë e luftës...

Qeriqi: Kjo qeveri ka bërë më së paku për kategoritë e luftës (VIDEO) 

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur të mos ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet e Qeverisë së Kosovës për kremtimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars.

Ndërkohë, Xhevdet Qeriqi, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, ka konfirmuar se Organizata e Veteranëve të Luftës do të marrë pjesë në ceremonitë festive, por pa përfshirjen e Qeverisë së Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Sipas tij, ky vendim është i drejtë, pasi kjo qeveri ka bërë më së paku për kategoritë e luftës.

“Unë kam qenë i hapur për bashkëpunim. Kemi biseduar me orë të tëra, por në fund asnjë premtim nuk është mbajtur”, ka shtuar tutje Qeriqi, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT