Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeSportQepë, vezë e merluc të kripur, kjo është pjata e pazakontë që...

Qepë, vezë e merluc të kripur, kjo është pjata e pazakontë që e Cristiano e ha gjithmonë

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ha gjithmonë një pjatë të veçantë si pjesë e regjimit të tij të fitnesit.

Atij i pëlqen të hajë Bacalhau a Bras – një pjatë portugeze e përbërë nga merluci i kripur, qepë, patate dhe vezë. Mund të përgatitet në vetëm 15 minuta.

Restoranti i tij në Lisbonë ua ofron pjatën mysafirëve, duke përdorur recetën e nënës së tij, transmeton Klankosova.tv

Legjenda e Real Madrid, Manchester United dhe Portugalisë mbushi 40 vjeç muajin e kaluar, por ende shpreson të luajë për vendin e tij në Kupën e Botës 2026.

Arsyeja kryesore e jetëgjatësisë së tij është regjimi i tij i rreptë i fitnesit, me shumë trajnerë dhe shokë të skuadrës që detajojnë se si ikona portugeze punon me fizikun e tij dhe kujdeset për ushqimin për të qëndruar në formë.

Ronaldo besohet se preferon një dietë të pasur me proteina e cila shmang sheqernat. Ai gjithashtu vë theksin te yndyrat e shëndetshme, drithërat, karbohidratet dhe frutat dhe perimet.

 

 

The post Qepë, vezë e merluc të kripur, kjo është pjata e pazakontë që e Cristiano e ha gjithmonë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT