Friday, June 5, 2026
spot_img
HomeLajmePZAP anulon vendimin e KQZ-së: Nuk lejohet votimi i diasporës me dokumente...

PZAP anulon vendimin e KQZ-së: Nuk lejohet votimi i diasporës me dokumente të skaduara

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për lejimin e votimit të diasporës me dokumente të skaduara.

Ata kanë thënë se pas shqyrtimit të pretendimeve të palëve, përgjigjes së KQZ-së dhe dokumentacionit përkatës, kanë vlerësuar se ankesa nga KDI-ja është e bazuar.

“Anulohet vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Nr.01/1198/2026 i datës 03.06.2026, lidhur me Miratimin e Rekomandimit për Lejimin e Votimit me Dokumente të Republikës së Kosovës me afat të skaduar të vlefshmërisë për votim në Qendrat e Votimit në Përfaqësitë Diplomatike”, thotë vendimii i PZAP-së.

“Paneli, pasi shqyrtoi pretendimet ankimore, përgjigjen në ankesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vendimin e kontestuar dhe shkresat e tjera të lëndës, gjeti se ankesa është e bazuar. Paneli ka gjetur se nga shkresat e lëndës rezulton se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 01/1198/2026, të datës 03.06.2026, ka miratuar rekomandimin për lejimin e votimit me dokumente të Republikës së Kosovës me afat të skaduar të vlefshmërisë për votim në qendrat e votimit në përfaqësi diplomatike”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT