Radha për diskutim i erdhi pas nëntë muajsh pritje.
E tek të hënën e 2 dhjetorit opozita do të mund ta shoshisë kryeministrin e punën e tij për mandatin, që për herë të parë një qeveri e çoi deri në fund, raporton Klan Kosova.
Më shumë se për këtë, pushteti që do jetë prezentë në sallën plenare, do unifikimin për zhvillimet në veri pas disa sulmeve rishtazi.
Por ata që e ftuan raportimin, s`duan fshehje pas kësaj pjese të republikës nga ekzekutivi që siç thonë për katër vjet s`ia bëri vijë.
As partia më e madhe opozitare nuk është fort optimiste që shumica do përballje.
Seanca për peshimin e punës së kabinetit të Albin Kurtit, nis të hënën nga ora 10.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


