Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmePunëtori u mbeti invalid, kompania përgjigjet me “Kalofsh mirë” (VIDEO)

Punëtori u mbeti invalid, kompania përgjigjet me “Kalofsh mirë” (VIDEO)

I vdekur për së gjalli mbeti 27 vjeçari, i cili u bë “kurban” i punëve të vrazhda në një punishte ndërtimi ku Bledar Shijaku punonte.

“Hise” në këtë aksident patën dy punëkryes, kompania “Nazmi Pulaj” dhe “Amari SHPK”, raporton Kiks Kosova.

“Nazmi Pulaj” me pronar Arbër Pulaj, kishte kontraktuar kompaninë “Amari SH.P.K”, me pronar Isuf Kavaja, punëtor i së cilës ishte 27 vjeçari, Bledari Shijaku.

Të dyja kompanitë, të kontaktuara nga emisioni për të dhënë versionin e tyre të ngjarjes, hoqën përgjegjësinë nga vetja duke e gjuajtur te njëri-tjetri.

E vetmja përgjigje që emisioni mori nga Arbër Pulaj, kompania e të cilit akuzohet se kishte ofruar siguri në punë, ishte “natën e mirë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT