Pasditen e sotme, një punëtor ndërtimtarie, pësoi lëndime të rënda në kokë pasi ra nga kati i dytë i një ndërtese ku ishte duke punuar.
Sipas informacioneve të Klankosova.tv, i lënduari është një 60-vjeçar, i cili i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik si pasojë e lëndimeve.
Klan Kosova mëson se pacienti është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente, në gjendje të rëndë dhe jostabile, teksa pas ekzaminimeve dhe trajtimit, është dërguar në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ).
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, duke theksuar se janë duke zhvilluar hetime së bashku me Inspektoratin e Punës. /Klankosova.tv


