Thursday, July 30, 2026
spot_img
HomeLajmePunëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë në grevë, kërkojnë pagat e vonuara

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë në grevë, kërkojnë pagat e vonuara

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë kanë nisur grevë, duke kërkuar ekzekutimin e pagës së muajit qershor, të cilën thonë se ende nuk e kanë pranuar.

Sipas tyre, vonesa në pagesa ka krijuar vështirësi për shumë punëtorë, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e situatës.

Punëtori teknik Sejdi Salihu ka deklaruar se rreth 200 punëtorë janë prekur nga kjo problematikë dhe se kërkesa e tyre kryesore është realizimi sa më i shpejtë i pagave të papaguara.

Greva ka filluar gjatë kësaj jave, por punëtorët thonë se ndikimi i saj nuk është i madh për shkak se aktualisht në shkolla nuk po zhvillohet proces mësimor.

Ata kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë me protestën e tyre derisa të marrin një zgjidhje konkrete për çështjen e pagave.

Deri në publikimin e këtij raportimi, Komuna e Prishtinës dhe Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat nuk kanë dhënë një qëndrim zyrtar lidhur me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT