Thursday, July 30, 2026
spot_img
HomeLajmeShala: Prej vdekjes së Rugovës, LDK vuan për struktura që e ndjekin...

Shala: Prej vdekjes së Rugovës, LDK vuan për struktura që e ndjekin liderin

Të enjten pasdite, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku do të testohet besimi brendapartiak ndaj liderit Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Analisti Azdren Shala, në “Kosova Today” në Klan Kosova, tha se LDK pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova ‘ka vuajtur’ për strukturë që ndjek liderin.

“LDK prej vdekjes së Rugovës, nuk vuan për lider, por vuan për struktura që e ndjekin liderin. Pra, gjithmonë ka qenë një lider i cili s’ka qenë kurrë lider i të gjithëve… Pakënaqësitë reflektohen në fushatë, merr Fatmir Sejdiun, merr Isa Mustafën, merr pastaj Abdixhikun. Kurrë asnjëri nuk e ka pasur tërë strukturën… Çka duhet të bëj LDK sot është të unifikohet”, tha Shala.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT