Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmePublikohen pamjet e aksidentit tragjik në Komoran ku humbi jetën 24-vjeçarja

Publikohen pamjet e aksidentit tragjik në Komoran ku humbi jetën 24-vjeçarja

Janë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë që hedhin dritë mbi aksidentin tragjik të ndodhur të martën në Komoran, ku humbi jetën 24-vjeçarja Rea Raka.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit në rrugën magjistrale Pejë–Prishtinë, në afërsi të nënkalimit në fshatin Komoran, transmeton Klankosova.tv

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, vetura me të cilën po udhëtonte 24-vjeçarja del nga trajektorja dhe përplaset në murin mbrojtës të nënkalimit. Edhe pse kamerat nuk e kapin qartë momentin e përplasjes, ato tregojnë lëvizjet e automjetit pak çaste para aksidentit.

Përveç viktimës, në automjet ndodheshin edhe tre persona të tjerë, të cilët pësuan lëndime trupore. Ata u dërguan për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten objekt i hetimeve nga autoritetet kompetente.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT