Paris Saint-Germain dëshiron ta transferojë sulmuesin argjentinas Julian Alvarez nga Atletico Madrid dhe është gati të ofrojë mbi 150 milionë euro për të.
Sipas raportimeve nga Franca, PSG e ka ndjekur Alvarezin që nga koha kur ai ishte te Manchester City. Gazetari argjentinas Gastón Edul deklaroi se klubi parisien po përpiqet sërish ta bindë lojtarin të transferohet në Paris.
Megjithatë, Atlético Madridi nuk ka ndërmend ta shesë sulmuesin. Alvarez ka kontratë deri në vitin 2030 dhe klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh. Klubi spanjoll raportohet se është i qetë për të ardhmen e tij dhe madje po mendon t’i ofrojë kontratë të re me pagë më të lartë.
Aktualisht nuk ka shenja se lojtari dëshiron të largohet nga Madridi, por mediat spekulojnë se interesimi i PSG-së mund të përdoret edhe për negociata më të mira kontraktuale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


