Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmePse nuk u ndërtua deri më tani stadiumi kombëtar? (VIDEO)

Pse nuk u ndërtua deri më tani stadiumi kombëtar? (VIDEO)

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi tha se Kosova ka nevojë për një stadium të ri kombëtar me kapacitete më të mëdha pasi, sipas tij, në duelin e fundit të “Dardanëve” kishte mbi 400 mijë kërkesa për bileta, raporton KlanKosova.tv.

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në Edicionin Special mbrëmë në Klan Kosova tha se gjatë kohës sa ishte në krye të këtij dikasteri, hapi i parë që kishte bërë ishte ideja e fillimit të ndërtimit të stadiumit kombëtar për të mbuluar nevojat sportive të kombëtares dhe klubeve vendore.

“Me marrjen e detyrës në vitin 2017, hapi i parë që kemi ndërmarrë ishte ideja për të nisur ndërtimin e stadiumit kombëtar. Kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme nga FFK, nga kombëtarja jonë, por edhe nga klubet, duke pasur parasysh se Prishtina ka vetëm një stadium që i plotëson kushtet për ndeshje ndërkombëtare, të cilin e kemi rinovuar gjatë periudhës sa kam qenë ministër i Sportit”, tha fillimisht Gashi.

Ish-ministri tha se stadiumi kombëtar ishte planifikuar të ndërtohej në Korroticë të Epërme të Drenasit, për shkak se kjo hapësirë nuk do t’i kushtonte asgjë buxhetit të Republikës së Kosovës.

“Sa i përket stadiumit kombëtar, ne kemi iniciuar hartimin e studimit të fizibilitetit dhe e kemi përmbyllur atë si proces. Natyrisht, kjo ka marrë kohë, pasi bëhet fjalë për projekte të mëdha dhe ndërkombëtare, të cilat Kosova nuk i kishte realizuar më parë. Po ashtu, kemi siguruar edhe hapësirën ku do të ndërtohej stadiumi në Korroticë të Epërme, një zonë e gjerë që nuk i kishte kushtuar asgjë buxhetit të Kosovës pasi ishte pronë e menaxhuar nga Komuna e Drenasit”, tha tutje Gashi.

Ndiqni prononcimin e plotë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT