Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeFisnik Asllani shpreh mbështetje për ish-krerët e UÇK-së: Liria Ka Emër

Fisnik Asllani shpreh mbështetje për ish-krerët e UÇK-së: Liria Ka Emër

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka shprehur mbështetjen e tij për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Asllani, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka shkruar vetëm: “Liria Ka Emër”, transmeton Sinjali.

Reagimi i tij vjen një ditë pas fitores së Kosovës ndaj Irlandës në kuadër të Ligës së Kombeve. “Dardanët” triumfuan 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, me golin e vetëm të ndeshjes që u shënua nga kapiteni Vedat Muriqi.

Pas golit, Muriqi festoi me një fanellë me mbishkrimin “Jo në emrin tim”, duke ia dedikuar golin çlirimtarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT