Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmePse gjithë këto aksidente ajrore ditëve të fundit, çfarë thonë ekspertët e...

Pse gjithë këto aksidente ajrore ditëve të fundit, çfarë thonë ekspertët e sigurisë? (VIDEO)

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka komentuar valën e aksidenteve ajrore që kanë shkaktuar qindra viktima gjatë javës së fundit, duke pretenduar se kemi të bëjmë me sabotazh nga shtetet e Rusisë.

Sipas Shalës, gjatë këtij viti janë regjistruar dhjetëra sabotazhe të ndryshme në infrastrukturat kritike të Bashkimit Evropian dhe më gjerë, njofton Klankosova.tv.

“Aksidentet ajrore mund të kenë lidhje me linjat ajrore të caktuara, të cilat kanë lëvizur brenda destinacioneve evropiane, duke i cilësuar këto veprime si sulme subversive ndaj sistemit të aviacioneve civile”, tha ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Shala shtoi se hetimet për aksidentet kanë treguar se të gjitha ato kanë pasur dëmtime të sistemeve mekanike dhe elektronike, dhe se një ngjarje e tillë në një periudhë të shkurtër  nuk mund të jetë rastësi.

Për të dëgjuar më shumë nga deklaratat e plota, ndiqeni videon më poshtë:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT