Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeA ka negociata të fshehta LDK-VV? – Flet Paris Guri (VIDEO)

A ka negociata të fshehta LDK-VV? – Flet Paris Guri (VIDEO)

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Paris Guri, ka thënë se nuk ka negociata të fshehta mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje.

Në DPT te Fidani, Guri tha se LDK është parti institucionale dhe fillimisht e pret certifikimin e rezultateve zgjedhore.

“Nuk jemi duke ba diçka msheft, për arsye që nuk është në logjikën e Lidhjes Demokratike të Kosovës me u taku msheft e me bë takime të mshefta. Nuk kemi çka me fsheh prej qytetarëve tanë”, deklaroi deputeti i LDK-së.

Duke folur për unitetin e partisë së tij, Guri tha se ka koordinim brenda grupit parlamentar të LDK-së.

“Unë mendoj që po. Edhe kur ka qenë legjislatura e kalume, kanë mbërri me i ba 15 nënshkrime për propozimin që e ka bërë zotëri Lumir Abdixhiku. Edhe besoj e shpresoj që prapë ish dashur me pas unitet, për arsye se… Unë tash po foli personalisht: nuk mundesh me votu diçka kundër interesave të partisë, për arsye që ne jemi pjesë e asaj partie dhe i kemi marrë votat në atë parti. Domethënë, nëse nuk të pëlqen Lidhja Demokratike e Kosovës, ti mundesh me kërku votë në mënyra të tjera, jo përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës e mandej me u çu kundër vendimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, u shpreh ai.

Deputeti i LDK-së tha se sulmet që i bëhen kësaj partie janë prej personave dhe prej agjendave të caktuara.

“Mirëpo, unë kam qenë edhe për 11 muaj deputet në Parlamentin e Kosovës. Të gjitha diskutimet kanë qenë jashtëzakonisht parimore, kanë qenë në frymë demokratike. Edhe unë jam në fund të fundit i lumtur që brenda grupit parlamentar, brenda organeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, diskutohet dhe ka mendime ndryshe. Mirëpo, kur të merret vendimi në fund, deri tash nuk kemi parë – sa kam qenë unë – nuk kemi parë votë ndryshe prej vendimeve që janë marrë, për arsye që vendimet merren në bashkësi të deputetëve ose anëtarëve të kryesisë”, theksoi deputeti Paris Guri.

Për më tepër, në këtë bisedë u fol edhe për gazin amerikan, i cili po kundërshtohet nga partia në pushtet, LVV.

Vetë Guri tha se LDK e ka pasur në programin e saj edhe më 9 shkurt, edhe në zgjedhjet e dhjetorit, edhe tash: gazifikimin e Kosovës edhe centralin me gaz amerikan.

“Në Kosovë nuk kemi mbërritur akoma te faza e kushteve. Mirëpo, për çfarëdo lloj diskutimi që do të bëhet në të ardhmen – për arsye që ne po presim certifikimin e rezultateve dhe nuk mundemi me fol për diçka që akoma jemi nja dy hapa para se me mbërritur aty – mirëpo e thashë që Lidhja Demokratike e Kosovës do të diskutojë fillimisht dhe në mënyrë kryesore për parimet e bashkëpunimit”, deklaroi ai, dhe shtoi se “mendoj që edhe gazi amerikan është parim” i LDK-së.

Ai tha se është i çuditshëm refuzimi apo tentimi për refuzimin e gazit amerikan nga LVV.

Ndiqeni bisedën e tij në DPT te Fidani:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT