Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeShowbizPse Albin Kurti nuk është i dëshiruar në Skenderaj? (VIDEO)

Pse Albin Kurti nuk është i dëshiruar në Skenderaj? (VIDEO)

Në qytetin që për herë të parë doli publikisht Ushtria Çlirimitare e Kosovës (UÇK), kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrat e tij, u pritën me fishkëllima dhe protestë nga një grup i qytetarëve mbrëmë në Skenderaj.

Sipas analistit Dibran Gashi, kjo është një shenjë e revoltës së thellë ndaj Kurtit për disa arsye, njofton Klankosova.tv.

Ai theksoi se, pas përmbytjeve që goditën komunën, Kurti nuk dërgoi asnjë ndihmë për qytetarët, ndërsa dërgoi ndihma për Bosnjë Hercegovinën dhe botën.

Gashi po ashtu përmend pezullimin e projekteve të rëndësishme, si ndërtimi i digës dhe investimet për ujësjellësin dhe zgjerimin e tij në komunen e Skenderajt.

Përveç kësaj, Kurti është akuzuar për fjalët e tij kundër UÇK-së, dhe siç thotë Gashi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, tani ai po përdor simbolin e UÇK-së për interesa elektorale.

Nga ana tjetër, analistja Elena Uka shprehet se për pesë vjet, Lëvizja VetëVendosje kanë folur për UÇK-në dhe e kanë fyer atë, dhe nuk është dashur të mendojnë se Skenderajt dhe Drenica e kuqe ta presin me tepih të kuq./Klankosova.tv.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e plotë:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT