Monday, June 22, 2026
spot_img
HomeLajmeProvimi i maturës: Kërkohet hetim për rrjedhjen e testit (VIDEO)

Provimi i maturës: Kërkohet hetim për rrjedhjen e testit (VIDEO)

Supozohej që të plotësonin aq sa dinë, veç se ashtu nuk vepruan, por përgjigjet deshën t’i gjejnë të gatshme, andaj testin e maturës, nxënësit e shpërndanë nëpër platforma online.

Sa qe numri i atyre që e bënë këtë veprim nuk dihet, por dihet se shtatë nxënës u larguan nga procesi.

Nuk dihet ende nëse gisht në rrjedhjen e provimit kanë edhe administratorët, por nëse një gjë e tillë vërtetohet, as ata nuk do të shpëtojnë pa dënime.

Fatmir Elezi nga Divizioni për Vlerësim dhe Standarde në Ministrinë e Arsimit tha se nëse zbulohet se edhe administratorët janë të përfshirë në këtë proces, sipas tij, do të ketë dënime në bazë të ligjit të ri, e që siç tha, ato janë të ashpra.

Që testi mund të ketë rrëshqitur nga monitoruesit, dyshime ka edhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci i cili deklaroi se rasti duhet të hetohet nga organet e rendit.

Popovci, thotë se në këtë mënyrë me shpërndarje të materialit, nuk mund të dihet se në çfarë niveli është cilësia e arsimit.

Testit të maturës të shtunën iu nënshtruan mbi 19 mijë maturantë, rezultatet e të cilit do t’i kuptojnë më 29 qershor.

Ndiqni kronikën në vazhdim:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT