Për shkak se puna e kryer nuk po ua mbush syrin, banorët e Fshatit të Vjetër dhe të Bibajt në Ferizaj, për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre, dolën në rrugë.
Ata po kërkojnë ndërtimin e mbikalimit te shkolla dhe ndriçimin.
Banorët e këtyre dy katundeve kanë shpresa që zëri i tyre nuk do të kalojë pa u dëgjuar.
Për t’u njoftuar me preokupimet e protestuesve, te vendi ku ishin tubuar erdhi edhe drejtori i Infrastrukturës në këtë komunë, Meriton Hajdini.
Ai tha se këta qytetarë këto kërkesa nuk i adresuan kurrë në zyrën e tij.
Detajet i gjeni në vijim:


