Tuesday, September 15, 2026
spot_img
HomeLajmeSot mbahet gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e...

Sot mbahet gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës.

Seanca mbahet në ora 09:00.

Më 27 prill 1999 në Mejë të Gjakovës u vranë 376 persona.

Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.

Grumbullimi i djemve dhe burrave në grupe nga mosha 15-60 vjeç filloi në orët e hershme të mëngjesit. Në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë djemtë dhe burrat shtëpi për shtëpi.

Njësitet e ushtrisë serbe, policia, beretat e kuqe, paramilitarët, fqinjët e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 376 meshkuj shqiptarë.

Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja dhe pas luftës trupat e masakruar të tyre, disa u gjetën nëpër varreza masive nëpër Kosovë, disa ende jo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT