Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeProtestat pas vendimit të Hagës, Ministria e Jashtme britanike ka një njoftim...

Protestat pas vendimit të Hagës, Ministria e Jashtme britanike ka një njoftim për shtetasit e saj që udhëtojnë drejt Kosovës

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një njoftim për shtetasit britanikë që planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, duke i paralajmëruar për protestat që po zhvillohen pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, autoritetet britanike bëjnë të ditur se në Kosovë po zhvillohen grumbullime të mëdha, veçanërisht në Prishtinë gjatë orëve të mbrëmjes.

“Po zhvillohen grumbullime të mëdha, përfshirë edhe në Prishtinë gjatë orëve të mbrëmjes. Kjo mund të shkaktojë pengesa, përfshirë ndërprerje në trafik dhe në transportin publik. Informohuni rregullisht për zhvillimet lokale, planifikoni më shumë kohë për udhëtim dhe qëndroni larg turmave të mëdha apo protestave”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT