Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj protestës së fermerëve, të cilët derdhën qumësht në rrugë dhe lumenj si shenjë pakënaqësie.
“Është për keqardhje pamjet e derdhjes së qumështit në lumenj e në rrugë, e kjo për shkak të uljes së çmimit dhe mungesës së vizionit për t’i përkrahur prodhuesit vendorë”, tha Haradinaj transmeton Klankosova.tv.
Ai kritikoi edhe shpërndarjen e fondeve publike për OJQ-të e lidhura me pushtetin.
“Sot po mbizotëron lajmi i ndarjes së 350 milionë eurove për organizatat joqeveritare të afërta me pushtetin dhe në të njëjtën kohë, fermerët protestojnë për mos trajtim. Kjo nuk do koment”, shtoi ai.
Haradinaj kërkoi masa të menjëhershme dhe kujtoi taksën 100% ndaj produkteve serbe si model mbështetjeje për prodhuesit vendorë.


