Monday, September 7, 2026
spot_img
HomeLajmeLEX | Besnik Berisha kundërshton marrëveshjen e pranimit të fajësisë me Prokurorinë:...

LEX | Besnik Berisha kundërshton marrëveshjen e pranimit të fajësisë me Prokurorinë: Asnjë qytetar i Kosovës nuk do ta kishte privilegjin që e pati ai

Avokati Besnik Berisha ka kundërshtuar në tërësi marrëveshjen për pranimin e fajësisë, të lidhur ndërmjet Besart Kelmendit, i njohur si Gjesti, dhe Prokurorisë.

Berisha, i cili në këtë proces përfaqëson Onima-n, ka vlerësuar se Prokuroria është treguar e butë dhe e mëshirshme ndaj Kelmendit, duke mos e ndjekur praktikën gjyqësore të zbatuar në raste të ngjashme.

“Asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk do ta kishte privilegjin që e pati Besart Kelmendi”, ka deklaruar Berisha.

Avokati ka kërkuar që Kelmendi të trajtohet njësoj sikurse çdo qytetar tjetër, duke theksuar se në këtë proces duhet të respektohen plotësisht Kushtetuta dhe ligji.

Besart Kelmendi e ka pranuar fajësinë, ndërsa për miratimin ose refuzimin e marrëveshjes së arritur me Prokurorinë pritet të vendosë Gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT