Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e njohur KEK.
Ata kanë ngritur aktakuzë kundër të pandehurve N.K.,Y.D.,I.Z të cilët akuzohen se gjatë periudhës 2021-2023 i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës në vlerë rreth 37 milion euro.
Ata akuzohen për veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe ndihmë në keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.
Rasti tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


