Moti i keq pasditen e së martës ka shkaktuar dëme në disa rajone të Kosovës.
Erërat e fuqishme dhe shiu i rrëmbyeshëm i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe një qytetari nga Fushë Kosova.
Sipas pamjeve që kanë arritur në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se në një objekt në Fushë Kosovë, janë thyer xhamat dhe është dëmtuar muri.
Deri më tash, përveç dëmeve, nuk raprtohet për ndonjë të lënduar. /Klankosova.tv


