Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeProkuroria kërkon paraburgim për ish-policin serb Aco Dejanovic, dyshohet për torturimin e...

Prokuroria kërkon paraburgim për ish-policin serb Aco Dejanovic, dyshohet për torturimin e 13 civilëve shqiptarë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgim ndaj Aco Dejanovic, ish-polic serb, nën dyshimin se gjatë luftës në Kosovë, më 09 mars 1999, ka kryer veprën penale “krim i luftës kundër popullsisë civile” në fshatin Ivajë dhe zonat përreth Kaçanikut.

Sipas prokurorisë, i dyshuari, në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka ndaluar rreth 400 civilë shqiptarë dhe ka rrahur dhe torturuar në mënyrë brutale 13 prej tyre, duke shkaktuar lëndime të rënda fizike dhe psikike.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e Dejanovic janë sekuestruar armë, municion, uniforma policore dhe pajisje komunikimi të kohës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT