Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Beshir Hamza dhe babait të tij I.H., lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në fshatin Zlipotok të Dragashit.
Në komunikatë bëhet e ditur se sipas kërkesës, i Beshir Hamza më 29.06.2026, rreth orës 23:00, në fshatin Zlipotok, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmen Tairovci. Sipas hetimeve të deritanishme, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet të pandehurit dhe viktimës lidhur me shfrytëzimin e një prone (livadhi). I pandehuri i ka shkaktuar viktimës lëndime me mjet të mprehtë (thikë), si pasojë e të cilave imami ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me këto veprime, B.H., ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, transmeton Klankosova.tv.


