Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeProkuroria kërkon paraburgim, Gjesti del sot para gjykatës

Prokuroria kërkon paraburgim, Gjesti del sot para gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet sot seanca e parë dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti.

Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimin për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”, transmeton Klankosova.tv.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Seanca dëgjimore pritet të mbahet duke filluar nga ora 09:30./Klankosova.tv

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT