Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajmeShakira mahnitet nga zëri i Dua Lipës gjatë performancës

Shakira mahnitet nga zëri i Dua Lipës gjatë performancës

Dua Lipa dhe Shakira kanë ndarë sonte skenën në Madrid, në një moment të veçantë që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Ylli shqiptar me famë botërore ka interpretuar një prej këngëve më të hershme të Shakirës, “Antologia”, duke e kënduar këngën fjalë për fjalë.

Në momentin kur Dua nisi të këndojë, Shakira vendosi dorën në zemër, e emocionuar nga interpretimi i saj.

Më pas, dy këngëtaret vazhduan ta interpretonin këngën së bashku, të shoqëruara nga një orkestër që performonte live.

Bashkëpunimi i papritur mes dy yjeve të muzikës u prit me entuziazëm nga publiku në Madrid.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT