Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeProkuroria e Prizrenit siguron urdhëresën për ngrirjen e 42 pronave me vlerë...

Prokuroria e Prizrenit siguron urdhëresën për ngrirjen e 42 pronave me vlerë rreth 3 mln euro

Prokuroria Themelore në Prizren ka siguruar urdhëresën e gjykatës për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria thekson se ky proces hetimor trajton një rast që lidhet me veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, me qëllim përfitimi pasuror dhe pengimin e kthimit të pronave te pronari i ligjshëm, transmeton Klankosova.tv.

Këto prona, sipas Prokurorisë, pritet që pas përfundimit të procedurës penale, t’i kthehen të dëmtuarit.

“Në kuadër të hetimeve, prokuroria është duke zhvilluar procedurë penale ndaj tre personave fizikë, dy prej të cilëve të trajtuar nën masat e sigurisë për prezencën e të pandehurve në procedurë. Rasti është duke vazhduar të hetohet dhe opinioni publik do të mbahet i informuar për zhvillimet e mëtejme”, thuhet në njoftim.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT