Thursday, September 10, 2026
spot_img
HomeLajme298 shërbime emergjente në QKUK gjatë 24 orëve të fundit

298 shërbime emergjente në QKUK gjatë 24 orëve të fundit

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka pranuar gjithsej 298 raste për shërbime emergjente gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Sinjali.

Sipas të dhënave të QKUK-së, numri më i madh i pacientëve është trajtuar në Emergjencën Internistike, ku janë regjistruar 94 raste, ndërsa 71 pacientë kanë kërkuar trajtim në Emergjencën Ortopedike.

Në Reanimim, shkruan Sinjali janë trajtuar 66 raste, ndërsa në Emergjencën Kirurgjike janë pranuar 50 pacientë.

Ndërkohë, 17 raste janë trajtuar në Sallën e Vogël.

Në total, gjatë 24 orëve të fundit, në shërbimet emergjente të QKUK-së janë ofruar 298 shërbime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT