Wednesday, June 3, 2026
spot_img
HomeLajmeProjektet e “mëdha”: VV, “revolucion” me ujë, tabela e rrugica (VIDEO)

Projektet e “mëdha”: VV, “revolucion” me ujë, tabela e rrugica (VIDEO)

Për egjiptianët e lashtë, ujitja e tokës ishte njëfarë revolucioni. E me të njëjtin entuziazëm dhe mënyrën e njëjtë po mburren edhe në shekullin e 21-të në Kosovë.

Mbase, i vetmi avancim nga koha e faraonëve është përpunimi i dërrasës që i zë pritën ujit në kanal, raporton Klan Kosova.

Këtë investim të mërkurën në Llap e prezantoi ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja.

Për një analist, ekziston arsyeja e promovimit të projekteve të tilla në kohë fushate.

I njëjti zyrtar i shtetit, pikërisht në kohë të kampanjës zgjedhore, kishte nisur rrënimin e një biznesi të ndërtuar mbi pronë të uzurpuar, por që i njëjti objekt ende qëndron në këmbë.

Të tilla veprime bëri edhe ministrja në detyrë e mjedisit, Fitore Pacolli të mërkurën e cila në veri të vendit vendosi tabelat e ndryshuara të emrave të rrugëve.

Pacolli, pak ditë para zgjedhjeve u mburr edhe me ndërhyrje të vogla pastrimi.

Në këtë periudhë elektorale, edhe rikthimi i kinemasë në Mitrovicë u prezantua si hap i rëndësishëm publik.

Kur po mbahen tubimet zgjedhore, kryetari i Mitrovicës nga Vetëvendosje prezantoi edhe projektin për Urën e Sitnicës.

Në prag të zgjedhjeve, prerje shiritash pati edhe nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili 5 ditë para zgjedhjeve përuroi zgjerimin e hemodializës në Gjilan.

Gjithçka rreth kësaj teme gjeni në kronikën vijuese:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT