Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeProgrami i PDK-së në arsim, Musmurati: 100 euro subvencion për regjistrim të...

Programi i PDK-së në arsim, Musmurati: 100 euro subvencion për regjistrim të fëmijëve në çerdhe (VIDEO)

Besiana Musmurati, nënkryetarja e PDK-së, ka folur për planprogramin që kanë në arsim ky subjekt politik.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se e kanë një program të pasur që plotëson nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Ajo e përmendi edhe subvencionimin me nga 100 euro për regjistrim të fëmijëve në çerdhe.

“Është një program që e kemi bërë në bashkëpunim me ekspertë të ndryshëm qoftë brenda dhe jashtë partisë. Kemi mbajtur punëtori në çdo qytet të madh të Kosovës për të zbërthyer programin tonë për arsim”.

“Përpos që kemi konsultuar ekspertë, i kemi konsultuar edhe qytetarët, e kemi bërë një program që iu flet qytetarëve dhe brengave të tyre reale. E kemi paraparë një shumë prej 100 eurove në subvencionim të për regjistrim të fëmijëve në çerdhe private, kjo ka ardhë si pasojë e shifrës së ulët të përfshirjes së fëmijëve në çerdhe në Kosovë. Vetëm 31 mijë fëmijë janë të regjistruar në çerdhe kjo është një statistikë shumë e ulët në krahasim me vendet e rajonit dhe me vendet e BE-së”.

“Sasia e njësive mësimore që i kanë fëmijët në Kosovë është gati dyfish më e lartë se sa sasia mësimore e fëmijëve të cilat i kanë vendet e BE-së, edhe kjo na thotë duhet të revidojmë kurikulat tona, që me pasë më pak sasi por me pasë më shumë thellësi në njohur dhe dituri”, ka thënë Musmurati.

Musmurati ka deklaruar se e kanë paraparë edhe subvencionimin me 20 milionë euro të bursave.

“Një intervenim jnë fushë që do ta përkrahim gjithsesi është edhe Fakulteti i Edukimit, e shohim se kemi nevojë për kuadro të reja në edukim, ka thënë Musmurati. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT