Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeProfesori nga Kosova, kandidat për zëvendëspresident të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe...

Profesori nga Kosova, kandidat për zëvendëspresident të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve

Profesori Jeton Kelmendi që është njëherësh edhe shkrimtar është kandiduar për postin e zëvendëspresidentit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve (EASA).

Kjo akademi prestigjioze, e cila ka selinë në Salzburg të Austrisë, përfshin mbi 2 mijë anëtarë nga e gjithë bota, duke përfshirë 42 laureatë të Çmimit Nobel. EASA është një nga institucionet më të rëndësishme akademike dhe shkencore në Evropë, duke bashkuar personalitete të shquara nga fusha e shkencave, arteve dhe humaniteteve.

Kelmendi është një emër i njohur në letërsinë bashkëkohore shqiptare dhe ndërkombëtare. Poezia e tij është përkthyer në mbi 42 gjuhë, duke e bërë atë një nga autorët shqiptarë më të përkthyer. Përveç kontributit të tij në letërsi, ai ka qenë një promovues aktiv i kulturës dhe shkencës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Si kandidat për zëvendëspresident të EASA-s, Kelmendi synon të sjellë një frymë të re bashkëpunimi dhe inovacioni akademik. Në programin e tij katërvjeçar, ai është angazhuar për të forcuar partneritetet ndërkombëtare, për të promovuar kërkimet shkencore dhe artistike, si dhe për të zgjeruar ndikimin e Akademisë në fushën e edukimit dhe shkencës, transmeton Klanko.

Zgjedhjet për lidershipin e ri të Akademisë do të mbahen më 6 mars, dhe kandidatura e Kelmendit konsiderohet një hap i rëndësishëm për prezantimin e intelektualëve shqiptarë në nivelet më të larta akademike evropiane.

The post Profesori nga Kosova, kandidat për zëvendëspresident të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT