Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeProfesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë

Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se profesori dhe akademiku Naim Telaku do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi në https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbedrihamza.official%2Fposts%2Fpfbid02JqYd85wtiXhQqvoPZfrcEmu9UFPMM5LW74erbGujukPZhCQXhud8S2oqW4QhFf8tl&show_text=true&width=500“>Facebook, Hamza theksoi se Telaku sjell një eksperiencë të pasur akademike dhe profesionale, që i jep nder jo vetëm listës së PDK-së, por edhe përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve.

“Me një rrugëtim të pasur akademik nga Prishtina e Mynihu, deri te doktoratura në Vjenë, si dhe me kontribut të çmuar në fushën e psikologjisë, arsimit universitar dhe licencimit profesional në Kosovë, Dr. Telaku i bën nder jo vetëm listës sonë, por edhe përfaqësimit dinjitoz qytetar që i duhet vendit.
Mirë se erdhe, profesor!
Kosovës i duhen dije, profesionalizëm dhe njerëz që i shërbejnë shoqërisë me integritet”, shkroi mes tjerash i pari i PDK-së./Klankosova.tv
LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT