Ka nisur sot procesi i aplikimit për subvencionimin me shtesa prej 100 euro për punonjësit e sektorit jo-publik në Kosovë, përmes platformës online të Administratës Tatimore të Kosovës.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se aplikimi duhet të kryhet individualisht përmes formularit zyrtar të publikuar në kuadër të masës së Pakos për Përballjen me Inflacionin 2.0.
Megjithatë, shumë qytetarë kanë raportuar vështirësi gjatë aplikimit, duke pretenduar se sistemi u shfaq mesazhe që tregojnë se aplikimi është bërë më herët, ose nuk po i lejon të përfundojnë procesin.
Ankesat janë shfaqur edhe në rrjetet sociale, ku përdorues të shumtë kanë raportuar probleme teknike në platformë, duke kërkuar zgjidhje dhe sqarime për mënyrën e aplikimit.
Deri më tani nuk është dhënë një njoftim zyrtar për shkaqet e këtyre problemeve apo për kohën kur sistemi pritet të stabilizohet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


