Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër H.L., Sh.L., A.L., dhe I.L., për kryerjen e disa veprave penale.
Ata akuzohen për “Vrasjen e rëndë të mbetur në tentativë”, “Sulm”, “Lëndim të rëndë trupor” dhe “Mbajtje e armëve pa autorizim”.
“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: H.L, Sh.L dhe A.L., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 173, të pandehurit I.L, dhe A.L., kanë kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184, të pandehurit H.L, I.L, H.L, Sh.L dhe Z.L., kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186, dhe H.L., Sh.L., I.L., kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.
Ngjarja ka ndodhur më 22 maj të këtij viti në fshatin Krajk të Prizrenit, transmeton Klankosova.tv.
Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë tentuar të vrasin M.Q., duke i shkaktuar lëndime trupore me armë zjarri, ndërsa kanë rrezikuar jetën e dy pasagjerëve, Gj.B. dhe S.Q.
“Sipas aktakuzës, me datë 22.05.2024 rreth orës 19:15 minuta në fshatin Krajk- Komuna e Prizrenit, në afërsi të tyrbes së fshatit, të pandehurit H.L., Sh.L., dhe A.L., me dashje tentojnë ta privojnë nga jeta të dëmtuarin M.Q., po ashtu me dashje vënë rrezik jetën e dëmtuarave, Gj.B., dhe S.Q., si pasagjere në automjet, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari M.Q., ishte duke e drejtuar automjetin e tij, e që ishte duke udhëtuar në drejtim të Prizrenit, i pandehuri A.L., me automjetin e tij, iu del përpara duke ia prerë rrugën, dhe nga automjeti i tij, dalin të pandehurit H.L., A.L., Sh.L., dhe Z.L., i pandehuri A.L., me një shufër metalike në dorë niset në drejtim të automjetit të të dëmtuarit, me ç’ rast e godet me shufër metalike xhamin e përparmë të automjetit duke e thyer, në momentin kur i dëmtuari M.Q., e hap derën për të dalë jashtë, i pandehuri Sh.L. i pajisur me një pistoletë të tipit “Crvena Zastava 99, dhe i pandehuri H.L,. i pajisur me një pistoletë të tipit “Zastava M83/98”, shtënë nga një largësi prej 4-5 metra në drejtimin e të dëmtuarit M.Q., duke e goditur të njëjtin në të dy këmbët, me ç’rast i kanë shkaktuar dy plagë hyrëse – tej shkuese, ndërsa të dëmtuarave 2 (2) Gj.B., dhe S.Q., seriozisht me dashje u vënë në rrezik jetën, i dëmtuari M.Q., me shpejtësi largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e gjykatës./Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


